Sport

Pak orë nga sfida me Poloninë, ndizet atmosfera në kryeqytet!

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Polonisë në “Air Albania”.

Ndërkohë në Bulavardin “Dëshmorët e Kombit” janë grumbulluar mijëra tifozë të Shqipërisë, që me këngë patriotike po presin orën për t’u futur në stadium dhe për të parë ndeshjen.

Të veshur kuq e zi, tifozët këndojnë ndërsa i drejtohen stadiumit me flakadane.

Policia ka marrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë veçanërisht sot që në “Air Albania” luhet ndeshja Shqipëri-Poloni.

Gjatë kontrolleve ata kanë konstatuar se grupe tifozësh kanë tentuar që mes flamujve dhe banderolave që shërbejnë për dekor, të futin në stadium, një numër të konsiderueshëm flakadanësh, kapsollash dhe lëndësh të tjera piroteknike.

Të gjitha janë sekuestruar dhe personat përgjegjës për shkeljen e ligjit janë shoqëruar në komisariat.