Lisa Marie Presley ndërroi jetë nga komplikimet nga një obstruksion i zorrëve. Sipas të dhënave nga Ekzaminuesi Mjekësor i Qarkut të Los Angelesit, shkaku zyrtar i vdekjes sa vajzës së Elvis Presley ishin pasojat e pengimit të zorrëve të vogla. Një autopsi e marrë nga The Post zbuloi nivele ‘terapeutike’ të oksikodonit dhe një opiodit të dytë Buprenorphine në sistemin e saj.
Ka pasur edhe gjurmë të ilaçit antipsikotik Quetiapine. Raportimet kanë vënë në dukje se droga nuk kontribuoi në vdekjen e saj. Obstruksioni i zorrëve u tha se ishte shkaktuar nga ngjitjet që u zhvilluan pas operacionit bariatrik, një procedurë për humbje peshe. Mënyra e vdekjes së saj ishte e natyrshme. Presley ishte vetëm 54-vjeçe kur vdiq më 12 janar pasi pësoi një arrest kardiak. Marrëdhënia e Priscilla Presley me mbesën e saj, Riley Keough, ka qenë një temë bisede pasi raportet e shumta treguan se të dyja ishin grindur pas vdekjes së vajzës së Priscilla, Lisa Marie Presley.
Megjithatë, Navarone Garibaldi, gjysmëvëllai i Lizës, së fundmi theu heshtjen në Instagram për të sqaruar se nëna e tij dhe Riley janë në marrëdhënie të mirë. Tensioni filloi pasi u zbulua se Lisa kishte ndryshuar kushtet e testamentit të saj për t’ua lënë gjithçka fëmijëve të saj dhe emëroi Riley dhe djalin e saj të ndjerë Benjamin si bashkëekzekutues, duke zëvendësuar Priscilla dhe ish-menaxherin e biznesit Barry Siegel.