Së fundmi nëna e të ndjerit Aaron Carter ka shpërndarë fotografi të banjës së djalit të saj, për të tërhequr më shumë vëmendjen lidhur me hetimet që janë duke vazhduar. Jane Carter ka publikuar imazhe që tregonin rroba të pista, një vaskë të mbushur me ujë të gjelbër dhe dyshemenë e ndotur, ndërsa vuri në dukje se imazhet nuk ishin bërë nga forcat e rendit. Ajo me anë të një postimi në Facebook shkroi:
Unë jam ende duke u përpjekur të nis një hetim të duhur për vdekjen e djalit tim Aaron Carter. Asnjëherë nuk u hetua si një skenë e mundshme krimi për shkak të historisë së tij të varësisë nga droga.
Jane përfshiu gjithashtu fotografi që tregonin peshqirë të shtrirë në dysheme dhe një grumbull rrobash të pista dhe shtoi se fotografitë nuk ishin bërë nga policia.
Aaroni kishte shumë kërcënime me vdekje dhe shumë njerëz që ia bënin jetën të mjerueshme.
Nëna e këngëtarit ka theksuar se familja dhe miqtë e saj më të ngushtë e mbështetën në publikimin e fotografive të tmerrshme, sepse policia nuk i “merrte seriozisht”, veçanërisht në Lancaster të Kalifornisë, ku ka vdekur Aaron.
Për shkak të sëmundjes mendore të djalit tim dhe problemeve me mjekimin, ata thjesht donin që të ishte diçka e thjeshtë për të cilën nuk kishin kohë apo vullnet. Kjo nuk do të më ndihmojë mua dhe të fejuarën e tij apo këdo që e donte vërtet. Ne duam përgjigje. Ne duam drejtësi. Ka njerëz që duhet të mbajnë përgjegjësi.
Ndërkaq, shteti i Kalifornisë do të vendosë se kush do të trashëgojë pasurinë e Aaron Carter.