Sport

Pak minuta para ndeshjes më të rëndësishme të Kombëtares, atmosferë elektrizuese Dyseldorf! (VIDEO)

Na ndajnë vetëm pak minuta nga ndeshja më e rëndësishme e Kombëtares sonë në këtë Europian.

Gazetari i Top Channel Endi Tufa nga Dyseldorf na tregon se atmosfera është elektrizuese, dhe se në fushë sapo janë futur lojtarët.

Edhe sot tifozët shqiptarë kanë pushtuar rrugët e Gjermanisë duke pritur dhe shpresuar që sot Shqipëria të arrijë të fitojë.

Atmosfera në stadium duket mjaft elektrizuese! (VIDEO)

Tifozët kanë filluar të mbushin që tani shkallët e stadiumit. (VIDEO)

Formacionet zyrtare:

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

SPANJA: David Raya; Navas, Laporte, Vivian, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Ferran, Joselu, Oyarzabal.

Arbitër: Glenn Nyberg (Suedi)

Stadiumi i Dusseldorfit, 49 mijë vende