Celebrities Gossip Showbiz

Pajtohen Noizy dhe Dafina Zeqiri? Ja postimi që i habiti të gjithë!

Noizy dhe Dafina Zeqiri janë dy artistë që njihen prej shumë vitesh me njëri-tjetrin, por jo gjithmonë kanë qenë miq. Para dy vitesh Dafina dhe Noizy i lanë pas hatërmbetjet dhe kishin një marrëdhënie shumë të afërt me njëri-tjetrin madje publikuan bashkëpunimin e tyre të parë “A don love?”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm, por më pas përsëri pati një hatërmebtje mes tyre.

Së fundmi pas dy vitesh të dy artistët i kanë rregulluar marrëdhëniet përsëri dhe këtë e kemi kuptuar nga një postim i Dafinës dhe faqes zyrtare të Instagramit të “Alpha Show” ditën e djeshme. Në postim duket një poster i saj nga “Alpha Show 3” duke treguar kështu se do të jetë pjesë e koncertit të Noizyt këtë verë ndryshe nga dy herët e tjera.

Thashethemet thonë se Daffy the Queen, do të sjellë stilin e saj hip-hop dhe r’n’b në AlphaShow. Tani me kënaqësi mund të konfirmojmë se @dafina.zeqiri do të performojë hitet e saj absolute në AlphaShow më 27 qershor

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ALPHASHOW (@noizy_alphashow)