Aktualitet

Pagesat e para për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Plani i Rritjes, Von der Leyen në Tiranë: Transferta më të shpejta, më të sigurta dhe falas

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se transfertat do të jenë më të shpejta dhe të sigurta përmes bashkëpunimit BE-Shqipëri.

Von der Leyen: Ne hapim derën tonë të tregut të përbashkët me partnerët e Ballkanit Perëndimor, ka një vit që kur ka nisur puna dhe shumica e kanë gati agjendën e reformave, ju dhe ekipi keni bërë në punë të shkëlqyer për agjendën e reformave.

Për Shqipërinë janë mbi 920 milionë euro nga plani i rritjes, transfertat mes BE dhe Shqipërisë do të jenë më të shpejta, sigurta dhe falas, nisma është plani i investimeve në Ballkan.

Top Channel