Aktualitet

Pagat në bashki do të rriten! Ministri për Pushtetin Vendor shpjegon projektin, parashikohet edhe reduktim i punojnësve!

Brenda verës do të ristrukturohen të 61 bashkitë në vend, proces i cili të shoqërohet me rritje pagash për çdo punonjës.

Në bashkitë e vogla apo më larg Tiranës ka rezultuar se nuk ka njerëz të specializuar në fusha të caktuara për shkak të pagës së ulët dhe tendencës për të punuar në Tiranë apo sistemin privat.

Ky ristrukturim parashikon edhe reduktim të punonjësve në sektorë të ndryshëm në varësi të bashkive.

 “Për shembull në Sarandë duhen më shumë punonjës në urbanistikë, ndërsa në Berat duhen më shumë punonjës në zyrën e kulturës”, tha Arbër Mazniku, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor.

Tanimë një inxhinier ,financier jurist etj  në bashki do të ketë të njëjtën pagë si në Tiranë dhe në Has e kudo.

Pas një analize të thelluar në të gjitha bashkitë është gati struktura e re, që do të shoqërojnë këto ndryshime dhe rritje pagash.