Në një konferencë për shtyp në Los Angeles, Thalia Graves, gruaja që akuzoi reperin P. Diddy për përdhunim në vitin 2001, ndau përvojën e saj traumatike. Ajo u takua me Diddy kur ishte 25 vjeçe dhe përshkroi incidentin si një dhimbje që ka prekur thelbin e asaj që është.
Ende ndjej turp dhe faj, nuk mund të funksionoj normalisht
– tha Thalia, duke lotuar. Ajo tha se shpesh e fajësonte veten për atë që ndodhi dhe ndihej përgjegjëse për sulmin e supozuar.
Graves pretendon se Diddy dhe shefi i tij i sigurisë, Joseph Sherman, e sulmuan seksualisht në studion e reperit në New York. Avokatja e saj, Gloria Allred, theksoi se Diddy dhe Sherman filmuan incidentin pa pëlqimin e saj dhe më pas e shiten videon. Avokatja është shprehur:
Thalia kurrë nuk do të kishte pranuar të filmohej
Ajo pretendon se Diddy me siguri i ka dhënë drogë, gjë që e ka çuar në humbjen e vetëdijes për një periudhë të shkurtër.
Përveç traumës fillestare, Thalia përshkroi se si ky incident ndikoi në marrëdhëniet e saj, duke i bërë ato agresive dhe të dhunshme. Ajo ka pohuar:
Kaloj momente të të qenit e largët dhe e tërhequr. Është e vështirë për mua të largohem nga shtëpia
Duke nënvizuar ndikimin që kjo traumë ka pasur në shëndetin e saj mendor.
Ky rast ka shkaktuar reagime të shumta në media dhe në opinionin publik, duke i rikthyer vëmendjen akuzave të tjera ndaj figurave të njohura në industrinë e muzikës. Rasti i Thalia Graves vazhdon të jetë një shembull i rëndësishëm i sfidave që përballen shumë të mbijetuar në përpjekjet e tyre për drejtësi dhe rikuperim.