Telashet nuk kanë fund për reperin e njohur, pasi Sean ‘Diddy’ Combs po përballet me një tjetër padi për sulm seksual, i teti në një seri të ngritur kundër tij që nga nëntori i vitit 2023. Adria English, një ish-aktore e filmave për të rritur, pretendon se Combs e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të ftuarit në festat që ai organizonte, si dhe e ka bërë të konsumojë alkool dhe ekstazi.
Combs i ka mohuar akuzat. Avokati i tij Jonathan Davis tha në një deklaratë:
Pavarësisht se sa padi janë ngritur, nuk do të ndryshojë fakti që z. Combs kurrë nuk ka sulmuar seksualisht apo trafikuar askënd. Ne jetojmë në një botë ku çdokush mund të ngrejë një padi për çfarëdo arsye dhe pa asnjë provë. Për fat të mirë, ekziston një proces gjyqësor i drejtë dhe i paanshëm për të gjetur të vërtetën dhe zoti Combs është i bindur se do të mbizotërojë ndaj këtyre dhe pretendimeve të tjera të pabaza në gjykatë.
Ajo pohon se ishte e punësuar për të marrë pjesë në një nga festat e Combs në vitin 2004, një ngjarje që nuk kishte asnjë qëllim të keq apo kërkesa për kontakt fizik dhe seksual, kështu që pranoi ftesa për festa të tjera. Por në festën e tretë, Combs dyshohet se i kërkoi asaj të bënte seks me të ftuarit, pasi ata kishin mësuar për të kaluarën e saj në fushën e videove për të rriturit.
Vlen të theksohet gjithashtu se së fundmi reperi është braktisur nga firma ligjore që e përfaqësonte, “Grubman, Shire, Meiselas & Sacks”. Firma vendosi të ndërpresë marrëdhëniet me Diddyn për shkak të padive të ngritura kundër tij të cilat përfshijnë akuza për sulm seksual, përdhunim, drogim, trafikim me qenie njerëzore dhe akuza të tjera serioze.
Kohë më parë, disa raportime sugjeruan se këngëtarja 38-vjeçare, Lady Gaga, që është gjithashtu kliente e kësaj firme, kishte ushtruar presion mbi avokatët që të braktisin Diddyn. Firma e ka hedhur poshtë këtë pretendim.