Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment.
Banorët e shtëpisë më të ndjekur në Shqipëri, “Big Brother VIP 3”, janë vënë së fundmi përballë një sfide të re dhe shumë të vështirë. Kjo sfidë ka të bëjë me buxhetin.
Deri sa të kenë një njoftim të dytë prej Vëllait të Madh, ata do të qëndrojnë ose pa ujë, ose pa ushqim, ose pa gjumë, kjo varet në zgjedhjen që banorët do të bëjnë.
Pas diskutimeve të shumta mes tyre u vendos që të qëndrojnë pa ujë deri kur Vëllai i Madh të nxjerri një njoftim të dytë.