Në një deklaratë për shtyp para nisjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata që, siç thotë, kanë ndihmuar vendin tonë në rrugëtimin e saj drejt unionit.
Ai është ndalur te ish-kancelarja Angela Mekel dhe thotë se pa ndihmën e saj, Shqipëria nuik do të ishte sot në prag të hapjes së negociatave, ndërsa më tej i ka uruar ditëlindjen.
“Do ta nisja këtë mëngjes me falenderime dhe padyshim dua të falenderoj së pari dhe kryesisht presidenten e KE-së, zonjën Ursula e cila e di si të bëhej një prani gjermane ballkanike në këtë ndërtesë dhe të luftonte për ne. Të luftonte për shtetet anëtare dhe për ne.
Dua të falenderoj një tjetër zonjë Gjermane që pa të nuk do ishim. Angela Merkel, të cilës i uroj ditëlindjen.
Dua të falenderoj presidentin çek, Petr Fiala, që bëri rrugën nga Pranga në Bruksel që të jetë këtu i pranishëm”.
Ky është fundi i fillimit, shprehet kryeministri shqiptar, ndërsa shton se “është mirë kështu si është, ne thjesht na duhet të ngremë një Shqipëri të fortë”.