McDonald’s ka hapur pikën e tij të parë pa punëtorë njerëz. Kjo pikë ndodhet në qytetin Fort Worth, në Teksas, në SHBA. Në këtë McDonald’s, porositë do të bëhen përmes aplikacioneve celulare, me të vetmin ndryshim që nuk do të ketë kontakt njerëzor. Përveç kësaj, do të jetë një rrip transportieri automatik që afron porosinë me klientin. Kompania ka theksuar se kjo është një metodë dërgimi “më e shpejtë dhe më e lehtë” për klientët.
Një koncept i ri biznesi që McDonald’s e ka mbrojtur edhe zyrtarisht. Keith Vanecek, menaxher i restorantit tha se:
Teknologjia e këtij restoranti jo vetëm që na lejon t’u shërbejmë klientëve tanë në mënyra të reja dhe inovative, por i jep ekipit tonë aftësinë për t’u fokusuar më shumë në shpejtësinë dhe saktësinë e porositjes, duke e bërë përvojën më të këndshme për ne të gjithë.
Introverts, this one's for you.
McDonald's has opened its first fully automated branch in Texas, where there is no human contact whatsoever.
(TikTok: foodiemunster) pic.twitter.com/YD1k4O7J49
— Morning Brew ☕️ (@MorningBrew) December 22, 2022
McDonald’s nuk ka qenë kompania e parë e ushqimit të shpejtë që i është bashkuar kësaj nisme. Të tjerë si Domino’s Pizza, Taco Bell dhe White Castle kanë instaluar gjithashtu këto sisteme në modelin e tyre të biznesit, me qëllim që t’u shërbejnë sa më shpejt klientëve të tyre hamburgerë dhe pica.
Rikujtojmë, se McDonald’s deklaroi se do të largohet nga tregu rus dhe ka filluar një proces për të shitur biznesin e tij në vend, ndonëse ushtronte aktivitetin prej 30 vitesh në këtë shtet. Në mars, zinxhiri i ushqimit të shpejtë tha se po mbyllte përkohësisht rreth 850 restorante në Rusi në përgjigje të pushtimit të vendit të Ukrainës.