Celebrities Gossip Showbiz

Pa prisni pak, prishet miqësia e ngushtë mes Beniadës dhe Einxhel?!

“Big Brother VIP” ka pak javë që ka përfunduar e megjithatë ish- banorët vazhdojnë ende të ngjallin interes si ditën e parë. Yjet i shohim shpesh nëpër intervista, dalje televizive duke na shuar kureshtjen mbi atë çfarë po ndodh me jetën e tyre pas përfundimit të spektaklit.

Beniada ishte një nga katër finalistet e këtij edicioni, së bashku me Donaldin, Ilirin dhe Einxhel. Ajo ishte e para që la shtëpinë natën e finales së madhe. Dy vajzat, Beniada dhe Einxhel kishin një raport goxha të ngushtë me njëra-tjetrën brenda shtëpisë. Por a vazhdojnë ta ruajnë akoma këtë raport dy mikeshat?

Që pas përfundimit të “Big Brother VIP” Beniada dhe Einxhel nuk janë parë më bashkë në shoqërinë e njëra-tjetrës. Pas përfundimit të spektaklit nuk ka pasur asnjë rast ku ato të jenë shfaqur bashkë, nisur dhe nga marrëdhënia e ngushtë që kishin.

Nëpër portale po përflitet se Einxhel dhe Beniada kanë hatërmbetje dhe nuk flasin më me njëra-tjetrën. Kryesisht krisja e raportit ka ardhur si pasojë e komenteve të mamasë së Beniadës për Einxhel. Por se si qëndron e vërteta e këtyre thashethemeve, nuk dihet ende. Na duhet të presim derisa njëra nga dy vajzat të bëjë një koment lidhur me raportin e tyre tanimë pas daljes nga shtëpia.

Rikujtojmë se, tanimë, Beni ka nisur jetesën e saj në Tiranë për shkak të angazhimeve dhe pak më parë me anë të një Instastory na ka treguar se ka marrë një apartament të ri në kryeqytet. Jo vetëm kaq, por teksa ka shpërndarë një foto na ka zbuluar dhe një pjesë nga shtëpia e saj e re e cila për hir të vërtetës duket shumë e bukur.

Ndërkohë, Einxhel dhe Dagz me kalimin e ditëve ata jo vetëm na kanë treguar se janë gjatë gjithë kohës bashkë, siç kanë bërë dhe së fundmi teksa bukuroshja ka shpërndarë disa video me DAGZ ku duken më të afërt dhe të lumtur se kurrë me njëri- tjetrin. Krahas, Einxhel nuk e ka kursyer një ‘thumb’ për të gjithë ata që dyshuan te dashuria e tyre.