Gossip Showbiz

Pa prisni pak, familja mbretërore ‘zhduku’ Meghan Markle nga fotografia e urimit për ditëlindjen e Princit Harry?!

Familja mbretërore hodhi poshtë spekulime se e prenë fotografinë e Princit Harry ku pozonte edhe Meghan Markle pranë tij në një postim me të cilin i uruan atij ditëlindjen në rrjetet sociale. Një zëdhënës i Buckingham Palace këmbënguli se imazhi i vitit 2018 i shpërndarë në llogaritë zyrtare nuk ishte ndryshuar në asnjë mënyrë dhe ishte përdorur në formatin që ata e morën nga një agjenci fotografike.

Gazeta vuri në dukje se Duka i Sussex u fotografua nga disa kënde të ndryshme, si me dhe pa Meghan Markle dhe versionet origjinale dhe të prera u ngarkuan në Getty Images në atë kohë. Një burim mbretëror i thotë gjithashtu ‘Page Six’ se pretendimet se Markle u pre nga fotografia janë të pabaza, pasi Harry-t iu bënë shumë foto atë ditë. Spekulimet u përhapën të hënën kur njerëzit aluduan se Dukesha e Sussex ishte hequr nga fotografia, të cilën e kishte publikuar familja mbretërore, për të uruar Princin Harry për 40-vjetorin e lindjes.

Rikujtojmë se, përçarja mes Princit William dhe Princit Harry është përshkruar si një pasojë e disa pretendimeve dhe tensioneve që përfshinë dy vëllezërit. Sipas ekspertëve dhe autorëve mbretërorë, një ngjarje kyçe që kontribuoi në këtë përçarje ishte vizita e parë e Meghan Markle në apartamentin e Princit dhe Princeshës së Uellsit në Pallatin Kensington.

Robert Jobson, një autor i njohur mbretëror, ka vënë në dukje se vizita e Meghan dhe Harry në apartamentin e William dhe Catherine ndodhi kur ata ende jetonin në Nottingham Cottage, dhe se Meghan u befasua nga diferenca e dukshme në kushte dhe stil jetese midis dy çifteve. Jobson sugjeron se kjo ndodhi mund të ketë qenë një prej shkaktarëve të tensioneve që shpërthyen më vonë mes vëllezërve.