Celebrities Showbiz

Pa prisni pak! Dua Lipa sapo na zbuloi dy lajme shumë të bukura që kanë të bëjnë me Shqipërinë dhe Kosovën!

Këngëtarja bukuroshe me origjinë shqiptare Dua Lipa së fundmi ka dhënë një intervistë për “Financial Times” ku nuk ka lënë pa përmendur edhe vendin e saj Shqipërinë. Ajo ka folur në tërësi për gjërat që pëlqen të bëjë dhe vendet në të cilat preferon të udhëtojë, ku sigurisht ashtu si në shumë prej intervistave të ajo, ajo nuk ka lënë pa përmendur origjinën e saj.

E teksa iu drejtua pyetja se cili është vendi që ajo mezi pret të shkojë përsëri, këngëtarja me famë ndërkombëtare u përgjigj duke thënë se është Shqipëria e Jugut, vendi që ajo dëshiron me patjetër që të shkojë prapë. Edhe arsyen e kësaj përgjigje ne e dimë të gjithë duke qenë se ajo i shijoji dhe i pëlqeu shumë pushimet që kaloi verën e kaluar në jug.

Një vend ku mezi pres të kthehem është Shqipëria e Jugut. Shkova për dy javë verën e kaluar dhe bukuria atje është e pakrahasueshme. Uji është i njëjtë me Greqinë, dhe ushqimi është i mahnitshëm.

Por ylli i hitit “Levitating” dha edhe një lajm tjetër shumë të bukur. Ajo tregoi se do të jetë prezente edhe në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, që do të organizohet pas dy vitesh mungesë për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Po përpiqem të bëj sa më shumë njerëz që të shkojnë në Shqipëri dhe Kosovë: dua të ndryshoj këndvështrimin e tyre se si janë këto vende. Festivali ynë ‘Sunny Hill’ do të përsëritet në Kosovë, në gusht të këtij viti, dhe më pas do të kthehem me siguri në Shqipëri.

Neve nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim verën përsëri dhe padiskutim të presim edhe vizitën e këngëtares sonë Dua Lipa e cila githmonë nuk harron që ta lartësojë kudo vendin tonë dhe bukuritë e tij të pafundme.