Nëse i keni redaktuar ndonjëherë fotot në telefonin tuaj, e dini vështirësinë, ato thjesht nuk duken aq të mira pasi t’i rregulloni, apo jo? Epo, nëse je përdorues i telefonit Pixel, ke një përparësi. Google sapo zbuloi se tani mund t’i bëni ato modifikime komplekse, pa sakrifikuar cilësinë Ultra HDR. Google sapo ka prezantuar një model të ri për të përmirësuar redaktimin e imazheve HDR në Google Photos.
Kjo teknologji ju lejon të bëni modifikime komplekse në imazhet HDR pa sakrifikuar cilësinë e tyre vizuale. Në Pixel 8 dhe modelet më të reja, ky model i ri funksionon në sfond brenda Google Photos, duke siguruar që edhe pasi të bëni modifikime të ndërlikuara në imazhet HDR, rezultatet tuaja përfundimtare vazhdojnë të ruajnë cilësinë e tyre HDR. Më parë, kur redaktonit foto shpesh përfundonit me një ulje në diapazonin standard dinamik (SDR), që nënkuptonte humbjen e shkëlqimit, kontrastit dhe cilësisë së përgjithshme të imazhit. Por, me këtë model të ri, ky nuk është më problem.
Në maj, Google prezantoi një veçori me Al të quajtur “Ask Photos”. Gjatë prezantimit të funksionit, Geminit iu kërkua të identifikonte numrin e targës së përdoruesit. Për të marrë përgjigjen, Gemini kaloi nëpër fotografitë e personit për të gjetur një foto të makinës së tij me targa të lexueshme lehtësisht. Bëhet e ditur se me “Ask Photos”, mund të përdorni Geminin për të organizuar më mirë fotot tuaja.