Celebrities Gossip Showbiz

‘Pa doreza’ si Dafina Zeqiri: “Kam shtuar peshë nga pilulat kundër shtatzënisë!”

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të lançojë projekte shumë unike.

Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh. Dyshja e ndërpreu lidhjen e tyre për një periudhë, por më pas duket se ‘dashuria triumfoi’ dhe tanimë janë bashkë më të lumtur se kurrë. Përpos kësaj, bukuroshja nuk para na tregon detaje nga jeta e saj private, megjithatë së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj një ‘problem’ që ndodh përgjithësisht te vajzat. Dafi ka treguar se për shkak të çrregullimeve hormonale ka përdorur pilula kundër shtatzënisë dhe kjo gjë e ka bërë që të shtojë në peshë.

Epo, si të gjitha vajzat edhe pse është Dafina Zeqiri një problem ka!

E koncertet për këngëtaren padyshim që janë të shumta dhe ndjekësit që e dëgjojnë dhe e duan atë po ashtu. Së fundmi, teksa bukuroshja ka mbajtur një të tillë në Tiranë është shfaqur e veshur me një fustan të shkurtër të kuq që për hir të së vërtetës dukej shumë provokuese. Por, jeni kuriozë të dini se sa ka kushtuar kjo veshje e një koncerti bashkë me aksesorët?

Vetë Dafi ka shpërndarë një foto nga faqja zyrtare e shqip.closet në Instagram ku ka treguar se ka kushtuar plot 1,717.99 euro.

Dafi sapo ka lançuar bashkëpunimin me Muma-n, që padyshim po dëgjohet ngado dhe ka kaluar disa milionë klikime në YouTube.