“Nuk ka më mirë se të kalosh kohë reale së bashku. Kjo është motoja e ‘HMD Barbie Phone’! Këtu nuk ka aplikacione shpërqendruese. Është koha për t’u shkëputur për t’u rilidhur.” – është ky njoftimi i kompanisë HMD për telefonin e ri Barbie.
Pas muajsh paralajmërimesh, HMD më në fund prezantoi telefonin e saj Barbie. Sipas mediave të huaja, pajisja është pak a shumë një Nokia 2660 Flip i glamifikuar.
Megjithatë, ajo përmban disa ndryshime softuerike si dhe një ndryshim të madh stili. Siç do të prisnit nga bashkëpunimi i Mattel, roza luan një rol të madh.
Telefoni vjen me një bateri 1,450 mAh, një kabllo USB-C rozë, një leckë lustrimi me ngjyra dhe disa aksesorë të tjerë. Ai është i pajisur me një çip Unisoc T107 me 64 MB RAM dhe 128 MB hapësirë ruajtëse e cila mund të zgjerohet deri në 32 GB përmes “folesë” së kartës microSD.