E ftuar sot në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë shkrimtarja e njohur, Rita Petro. Ajo ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj dhe si nisi gjithçka për të në rrugën e artit dhe jo vetëm…
I ka ndodhur Rita Petros në fillimet e saj të karrierës që t’i ndalojnë apo t’i bllokojnë ndonjë shkrim apo t’i kenë mbyllur derën për një mundësi?
Po, unë e kam shkruar edhe në librin tim “Lindur së prapthi”. Madje të gjithë janë bërë kurioz se kush qenka ky kryeredaktori sepse në çdo kohë vajzat apo gratë gjithmonë kanë qenë të ngacmuara nga ata njerëz që kanë rrobën e pushtetit, gjë që ndodh sot ka ndodhur dhe atëherë. Madje kam një pjesë shumë të bukur që gjithmonë është edhe ajo ndjenja.
Ti përpara se të jesh dhe të shkruash poezi të mira, ti je një vajzë e re, e bukur, e lirë dhe fillon menjëherë provokimin. Ty të vendosen dy rrugë, jo vetëm në lidhje me botimin e poezive por edhe gjëra të tjera ose do të pranosh që unë të të prek me dorë ose nuk do të të botohen poezitë. Se çfarë do të zgjedhësh. Gjithmonë ndodh edhe sot ka ndodhur dhe atëherë megjithëse quhej se ishte koha që këto gjëra nuk ndodhnin në vitet e diktaturës. Përkundrazi ishin shumë më të fshehura dhe më të sofistikuara por kanë ndodhur.
Më tej shkrimtarja theksoi:
Unë do të thoja për të gjitha vajzat dhe gratë që mos të bien pre dhe të mos e fitojnë asnjëherë një gjë duke toleruar dikë vetëm sepse ka rrobën e pushtetit. Sepse gjërat më të bukura janë kur ti i fiton vetë. Për vështirësitë duhet të jesh e përgatitur sepse janë më të mëdha por kur ti i fiton vetë disa gjëra, autoriteti, kënaqësia që ti fiton dhe mënyra se si të shohin të tjerët nuk ka gjë më të mrekullueshme dhe më të çmuar.