Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Orinda Huta sqaron gjithçka rreth mënyrës si e priti dhe reagimit të saj ndaj telefonatës kurth!

Në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, në rubrikën e telefonatës kurth ishte radha e moderatores së njohur, Orinda Huta. Kjo e fundit i është përgjigjur telefonatës së prezantueses së emisionit, Anxhela, e cila ka pretenduar se e njeh bashkëshortin e saj, Turjan Hysko, prej dy vitesh.

Jo vetëm kaq, Anxhela e ka vazhduar kurthin duke i thënë se Turi tani nuk do më asgjë me të dhe e keqja është se ka mbetur shtatzënë.

Nga ana tjetër Orinda e ka dëgjuar duke mos reaguar dhe më pas i thotë “ah sa keq më vjen për ty”. Madje kur Anxhela i thotë se nuk do e heqë fëmijën, Huta thotë ‘sigurisht që jo se është mëkat’. Por jo vetëm kaq, pasi i thotë se mund t’a mbajë ajo.

Këtu ndërhyn Visjani, i cili i thotë se është Turi por që Orinda e kuptoi se nuk është ai. Ndërsa e pyetur nga Salsano nëse e kishte besuar në ndonjë moment atë që i tha Anxhela, moderatorja e njohur u përgjigj se jo. Lidhur me këtë ajo ka dhënë një sqarim edhe në rrjetet sociale nëpërmjet një InstaStory.

Dua të them edhe diçka sa i përket videos që doli në Top Albania Radio, shumë prej jush më kanë shkruar “Ishte shaka pa kripë” po edhe unë ashtu mendoj që ishte ‘shaka pa kripë’ sepse mund të më gjenin në një formë jo shumë të mirë dhe sigurisht ndoshta mund të kisha reaguar edhe ndryshe, nuk i dihet asnjëherë. Është krejtësisht e lejueshme të reagosh ndrshe. Megjithatë unë e kisha që në momentin e parë jo dyshim por me mënyrën se si po fliste mu dukte sikur donte të vinte në emision dhe thashë që s’di të shprehet pastaj kur tha “Kam dy vite e kështu…” atëherë e kuptova që ishte ‘prank’. Nuk e kam idenë fare që çunat bëjnë të tilla gjëra ‘prank’ në emisionin e tyre sepse nuk kam pasur mundësi që ta ndjek sepse në atë orë unë jam thuajse gjithë kohës në shtëpi ose kur dal unë dëgjoj gjithmonë radio dhe ka më shumë muzikë për Zotin. Kështu që edhe vajzën, zërin nuk e njihja fare ishte e pamundur që të merrja vesh gjë por ai ishte lloji i reagimit që më erdhi në atë moment.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Përveç kësaj moderatorja e njohur do të jetë e ftuar edhe të martën në emisionin “Ndryshe”. Mos harroni të na ndiqni.