Orinda Huta dhe Turjan Hysko u bënë prindër të një vajze në 15 korrik të këtij viti. Lajmin e bukur e dha vetë Turi me anë të një Instastory ku tregoi krevatin e vajzës të mbuluar me kukulla dhe zbuloi emrin e veçantë që i kanë vendosur gjithashtu. Bebushja e tyre quhet Atara Hysko.
Së fundmi Orinda ka treguar për ndjekësit se para 3 ditësh ka pësuar një aksident të vogël, pasi është rrëzuar me scooter-in e saj dhe është lënduar. Plaga e saj vazhdon të mos jetë rikuperuar dhe Orinda ka postuar në Instastory një foto të saj, ku shkruan:
Ndoshta nuk duket aq e tmerrshme, por është shumë më keq seç duket. Të paktën ishte sepse ndodhi 3 ditë më parë dhe po përpiqem ta mjekoj sa më shpesh. Eci me shumë probleme dhe mezi luaj me Atarën. Shkaktar: scooter- i. Kështu që sa më shumë kujdes dhe avash. (Unë isha avash se mund të kisha përfunduar më keq)
Çiftin nuk i shohim thuajse kurrë në intervista së bashku, megjithatë së fundmi e kanë ‘thyer akullin’ duke ju përgjigjur disa pyetje paksa personale dhe familjare . Diçka dyshja e zbuluan në këtë intervistë ku Turi na tregoi dëshirën e madhe për të pasur një tjetër fëmijë.
E nëse ishit kuriozë për kuptimin e emrit kaq të veçantë, Atara, për çiftin duket se ka një simbolikë shumë të veçantë.