Këngëtarja dhe moderatorja shumë e dashur për publikun, Orinda Huta kohët e fundit është përfolur se është në një pritje të ëmbël. Së fundmi dyshimet e ndjekësve të Orindës kanë rezultuar të vërteta. Para disa ditësh në Instagram u bë virale një foto e publikuar nga Orinda dhe Turjani ku shfaqeshin krah njëri tjetrin dhe përkrah fotos Huta shkroi: “Shtëpi” dhe “E bekuar”.
Ndërkohë disa ditë më parë, Orinda publikoi një video të saj, në të cilën shihej e veshur me një fustan të gjerë, ku binte në sy barku i rrumbullakosur. Pasi videoja u shpërnda me shpejtësi, Orinda e fshiu.
Së fundmi “Prive” ka mësuar nga burime pranë Orindës se ajo është në muajt e parë të pritjes së ëmbël. Rikujtojmë se Orinda dhe Turi janë në një marrëdhënie 15-vjeçare me njëri tjetrin dhe dashurinë e tyre e celebruan me martesë në korrik të 2017-s.
E pyetur ekskluzivisht edhe nga “Top Albania Radio”, Orinda Huta ka preferuar të mos prononcohet në lidhje mbi këtë lajm.