Aktualitet

Organizonin lojëra fati të paligjshme: 4 të arrestuar në Kamzë!

Në kuadër të operacionit policor “Poker 5”, policia ka arrestuar 4 shtetas që u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në Kamzë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri me çipsa, dy tavolina të tjera të përshtatura për lojëra të palejuara dhe kompjutera me faqe që shërbejnë për lojëra fati. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia bën të ditur se u arrestuan shtetasit: K. V., 69 vjeç, banues në Valias, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 197, 198 dhe 180 të Kodit Penal; Sh. M., 46 vjeç, T. Z., 58 vjeç dhe G. H., 40 vjeç, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Gjatë operacionit, siç njofton policia janë kanë kapur në flagrancë këta 4 shtetas, duke luajtur lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në administrim nga shtetasi K. V., në rrugën “Roma”, Kamzë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri me çipsa, 2 tavolina të tjera të përshtatura për lojëra të palejuara dhe kompjutera me faqe që shërbejnë për lojëra fati.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.