“Jacob & Co” është një emër i njohur tani për orët e tij shumë të çmuara dhe me çmime të larta. E themeluar në vitin 1981 nga Jacob Arabo në Nju Jork, marka e orëve luksoze synon të krijojë vepra të vërteta arti, të mbushura me xhevahire të çmuara. Prezantuar së fundmi në Gjenevë gjatë panairit ndërkombëtar Watches & Wanders, ora e re e Timeless Treasure Yellow Diamond konfirmohet si ora më e shtrenjtë në botë, as më pak e as më shumë se 20 milionë euro.
Me karakteristika komplekse dhe të përpunuara, ora “Tourbillon Jacob & Co” është e mbuluar me 425 diamante Asscher-Cut Fancy Yellow dhe Intense Yellow. Por siç pritej, marka është e rregullt në renditjen e orëve shumë të shtrenjta.
Në vitin 2015, “Jacob & Co” nxorri në treg orën e parë të mbuluar me 260 diamante të bardhë, ndërsa në vitin 2018 ish-boksieri Floyd Mayweather bleu të njëjtin model për 18 milionë dollarë. Vetëm 21 modele u bënë në mbarë botën. Në të njëjtin vit, Jacob & Co zbuloi modelin Slumdog Millionaire, me diamante të verdhë 126 karatësh në të gjithë sipërfaqen, me një vlerë totale prej 6 milionë dollarësh.
Ora më e shtrenjtë në botë, e prezantuar ditët e fundit, sportive, përveç gurëve përgjatë rripit dhe këllëfit, kishte mbi 70 tzavorite të prera në smerald dhe 57 diamante të verdhë të prerë në bagutë. Për të përgatitur orën u shpenzuan muaj për të rregulluar detajet duke vendosur gurë të prerjeve dhe madhësive të ndryshme.