Një orë xhepi që është “ngrirë në kohë” kur pronari i saj përfundoi thellë në ujë së bashku me anijen Titanic, pritet të dalë në ankand për 80 mijë dollarë. Ramon Gomez, ishte një prej 1.521 pasagjerëve që humbi jetën kur anija goditi ajsbergun dhe u fundos më 1912. Gomez një shtetas nga Urugai, ishte pasagjer në klasin e parë dhe që besohej se ishte hedhur nga anija duke tentuar ta shpëtojë vetën.
Por doli se trupi i tij u gjet në det një javë më vonë nga anija MacKay-Bennett. Gjërat i ishin larguar nga trupi me qëllim që t’i dërgohen familjes së tij, përfshirë orën e argjendtë zvicerane Zenith. Por ora kishte mbetur e “ngrirë në kohë” në 4:52 të mëngjesit, që ishte dy orë e 33 minuta, pasi ishte fundosur anija. Familja e mbajti orën për 112 vite, por tani po e shesin në ankand në Wiltshire të Britanisë së Madhe. Është interesant se Gomez i kishte mbijetuar një katastrofe tjetër me anije, kur zjarri e përfshiu atë në Shtetet e Bashkuara duke e detyruar të hidhet në det.