Lifestyle

Optimist, indiferent, narcist apo…?/Ja çfarë zbulojnë postimet në rrjetet sociale për personalitetin tuaj!

Statuset në rrjetet sociale zbulojnë një sërë tiparesh të personalitetit të njeriut. Ky është përfundimi i sjellë nga një studim i bërë nga Universiteti i Lundit, në Suedi. Nga studimi është vënë re se një pjesë e statuseve të përditësuara në rrjetet sociale, kryesisht Facebook, tregojnë edhe prirjet e veçanta që mund të shfaqin disa të rinj.

Pjesë e këtij studimi janë bërë më shumë se 300 amerikanë, kryesisht të rinj, testet e personalitetit të të cilëve kanë zbuluar prirje të ndryshme të karakterit. Ndër to u vunë re:

Optimistët

Njerëz të tillë bëjnë miq të gjithë globin. Mund të jenë tipa të shoqërueshëm, që u pëlqen të argëtohen, por njëkohësisht janë edhe të hapur ndaj njohjeve të reja. Postojnë gjithçka, kudo ku janë e çfarëdo që bëjnë dhe në shumë raste e teprojnë.

Narcistët

Njerëzit me tipare narciste lëvdohen vetë dhe kanë një besim të tepruar në aftësitë e tyre. Ata mund të theksojnë karakteristikat e tyre të mira, përshembull, duke vënë në dukje që të tjerët nuk e kuptojnë se çfarë është lumturia e vërtetë.

Dinakët dhe të pabesët

Njerëzit me tipare dinake e të pabesë, në rrjetet sociale janë cinikë, emocionalisht të largët dhe të paprekur nga morali. Janë njerëz që në pjesën më të madhe të rasteve gënjejnë dhe manipulojnë njerëzit në mjedisin e tyre për të fituar avantazhe.

Njerëzit që kanë tendenca psikopatie

Këta janë të përqendruar fuqishëm në dëshirat e tyre dhe kanë një mungesë ndjeshmërie për të tjerët. Statuse të tilla kanë të bëjnë me prostitutat apo videot pornografike. Ky grup njerëzish, zakonisht thyen rregullat dhe normat dhe kanë një prirje më të lartë për të kryer krime.

Njerëzit e kujdesshëm

Janë ata që nuk kanë varësi nga rrjetet sociale, kanë pak miq në FB, por më shumë jashtë botës virtuale. Zakonisht, postimet në rrjetet sociale janë për kauza të caktuara. Nga ana tjetër, janë të kujdesshëm dhe të sinqertë ndaj gjërave që ndjejnë. Por, kjo kategori nuk u lejon shumë njerëzve të tjerë ta njohin natyrën e tyre të vërtetë.

Indiferentët

Janë ata që janë gjithmonë online, por asnjëherë të shfaqur. Nuk u bëjnë përshtypje postimet, por duan të dinë çfarë bëjnë të tjerët. Janë Off dhe On në të njëjtën kohë, por shtiren si indiferentë, që nuk merren me rrjetet sociale dhe me postimet në to.