Tech

Opsioni i ri nga WhatsaApp është për adhuruesit e memeve!

WhatsApp ka shtuar opsionin për të krijuar, ndryshuar dhe shpërndarë ‘meme’ të personalizuar sipas shijeve tuaja, pa qenë nevoja për programe shtesë. Për të krijuar një ‘sticker’ nga një imazh, hapni aplikacionin WhatsApp dhe bisedën ku doni ta dërgoni. Klikoni në seksionin e ‘stickers’ që ndodhet në të djathtë të hapësirës për të shkruar.

Klikoni “krijo sticker” dhe zgjidhni një foto nga galeria. Do të shfaqen disa mjete pune që ju lejojnë të punoni imazhin sipas dëshirës, të prisni, shkruani, vizatoni dhe vendosni foto të tjera. Kur të jeni kënaqur me krijimin tuaj, shtypni “send” për ta dërguar.

WhatsApp po nxjerr gjithashtu një opsion të ri që do t’i lejojë përdoruesit të zgjedhin vetë ngjyrën kryesore të aplikacionit për t’iu përshtatur shijeve të ndryshme të tyre. Kjo jo vetëm e bën aplikacionin të duket më estetik, por gjithashtu përmirëson aksesin për përdoruesit me dëmtime të shikimit ose preferenca specifike ngjyrash bazuar në komoditetin personal. Përditësimi për iOS ka një seksion të ri ku përdoruesit mund të zgjedhin ngjyrën kryesore të aplikacionit.

Rikujtojmë se WhatsApp po sjell surpriza të reja për të gjithë abonentët e saj të cilat kanë pritur prej kohësh që aplikacioni të shfaqë një risi që do ta lejonte hapjen e shumë llogarive në një smartphone. Sipas blogut WhatsApp, abonentët mund të kenë luksin të hapin dy llogari në një smartphone.

Nuk do të duhet të dalin nga njëra për t’i hedhur një sy llogarisë tjetër. Përditësimi i WhatsApp tashmë ka filluar të shpërndahet dhe gradualisht do të arrijë të gjithë. Shkoni te WhatsApp, më pas te settings, klikoni në shigjetën pranë emrit tuaj dhe klikoni “Shto llogari”. Është më mirë të kaloni dhe të rregulloni privacy dhe notification settings në secilën llogari në mënyrë të përshtatshme, pasi mund të bëhet mjaft e rëndësishme.