Aktualitet Politikë

Opozita në protestë të qetë para Bashkisë Tiranë/Nuk pati tym e flakë!

Zgjati vetëm një orë protesta e sotme e opozitës para Bashkisë Tiranë, sërish për të kërkuar dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj pas arrestimit të disa drejtuesve të institucionit. Ndërsa të pranishmit sfiduan temperaturat e larta, kësaj here nuk pati tensione dhe nuk u dogjën goma makinash, si në tubimet e kaluara. Nuk u hodhën as molotov. Disa prej pjesëmarrësve mbanin bluza e çadra me mbishkrimin:  “Free Berisha”.