Deputeti Agron Shehaj ka firmosur dy kërkesa për interepelance, ku në fillim thërret ministren e infrastrukturës për të dhënë llogari mbi aksin Thumanë-Kashar, për të cilën prej muajsh po protestojnë banorët e zonës.
Shehaj po ashtu ka thirrur për një interpelancë tjetër ministren e mjedisit, Mirela Kumbaro mbi transportimin e mbetjeve toksike të prodhuara nga Kurum. Shehaj pyet ministren në lidhje me licensimin e kompanisë ‘Sokolaj’ për transportin e mbetjeve.
Për të njëjtën çështje, një interpelancë do të zhvillohet edhe në 12 shtator, të enjten tjetër, kur demokratët kanë thirrur kryeministrin Rama.
Jorida Tabaku dhe Gazmend Bardhi ju kanë kushtuar vëmendje edhe profesionistëve të lirë.
Shumë prej tyre paguan një tatim fitimi të lartë, por më pas ligji u rrëzua nga qeveria, dhe ministria e financave nuk ka pranuar t’u kthejë lekët pas.
Ndaj tyre, deputetët e opozitës kanë kërkuar interpelancë me ministrin Petrit Malaj.