Aktualitet Rajoni

Opozita bllokon Kuvendin në Kosovë, vendos të mos e votojnë buxhetin

Të hënën e javës së ardhshme do të mbahet seanca për shqyrtimin e Projektligjit për Buxhetin e vitit 2025.

Megjithatë, opozita deklaroi se nuk ta votojë buxhetin e hartuar nga qeveria aktuale. Arsyet për mosvotim, opozita tha se kanë të bëjnë me dilemat ligjore dhe varfërimin që i bën ekonomisë.

Përkundër kësaj, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje është e bindur që e ka shumicën e thjeshtë që i duhet për ta kaluar Buxhetin për vitin 2025.

Me projektligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm synohet rritja e pagave në sektorin publik.

Top Channel