Që prej hyrjes së violinistes Sindi Loci në “Për’puthen”, shpeshherë ajo është bërë epiqendra e debateve dhe sulmeve nga konkurrentët e tjerë si edhe nga oponionisti Arjan Konomi. Për të mbrojtur veten, e herë nga kokfortësia apo lëndimi gjatë një debati, edhe Sindi ka përdorur tone të ashpra kundrejt protagonistëve të këtij debati.
Ditën e kaluar në “Për’puthen” si rrallëherë Arjan Konomi u ul përballë Sindit për një ‘sqarim’ 4 minutësh mbi mënyrën se si janë përçuar opinionet e tij për Sindin tek konkurrentët e tjerë dhe tek publiku. Sipas saj, fjalët që Konomi ka përdorur në komentet e tij kanë ndikuar negativisht tek të gjithë duke e shndërruar Sindin në një personazh negativ. Duket se ajo është një personazh që sulmohet nga të gjithë dhe i përgjigjet të gjithëve me kundërsulme për të mbrojtur veten e saj. Në sytë e publikut, Sindi shfaqet si një vajzë negative, e cila përdor tone të ashpra në debate dhe që shpeshherë ofendon të tjerët.
Megjithatë, ka edhe shumë njerëz të cilët i kanë dalë në mbrojtje duke theksuar se në fakt, bukuroshes po i bëhet një padrejtësi e madhe dhe shumë gjëra nuk po shfaqen në ekran. I këtij mendimi është edhe Meridian Ramçaj, një opinionist i këtij spektakli që gjithmonë duket se di më shumë sesa çfarë na shfaqet përmes ekranit.
Pak momente më parë, me anë të një postimi në Insta Story, Meridiani i doli në mbrojtje Sindit duke i kërkuar produksionit të transmetojë debatin e plotë që ajo pati me Arjan Konomin pasi aty fshihet një e vërtetë tjerër.
E dashur Sindi! Më vjen keq për ty që ofendimet karshi personit tënd jo vetëm nuk paskan fund por rridhkan fort si një ujvarë e egër. Mllefe të mëdha duhet të jenë akumuluar, por a ka mllef që e justifikon fjalën ‘rrugaçe’, ndaj një vajze të re 22-vjeçare?! Shpesh je gjykuar se ngre tonin, nervozohesh, ofendon, por askush nuk pyeti rrjedhojë e kujt vijnë këto reagime të tuat? Si natyrë kurioze që jam, do të doja të dija cilat janë ato vajza, gra, motra, nëna që e presin fjalën ‘rrugaçe’ nga të tjerët me qetësi dhe pa u mërzitur, qarë e nervozuar? Të dalin hapur se qenkan o shenjtore o do i shpallim heroina ose ka diçka që nuk shkon me to! Përpara se ta gjykoni dikë, kërkoni të shihni të vërtetën dhe jo metrazhe filmi të këputura! Uroj që e vërteta të transmetohet për ty Sindi, pasi rasti yt sinqerisht po më duket i patolerueshëm dhe antisocial.