Aktualitet Politikë

Opinion nga Komisioni i Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, reagon PD: Kërkesa e mazhorancës e paligjshme dhe qesharake!

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi e ka konsideruar të paligjshme kërkesën e mazhorancës në Kuvend drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me një kërkesë për opinion nga Komisioni i Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

“Mazhoranca socialiste i kërkon GjK të marrë një opinion këshillimor nga KV se si duhet gjyqtarët kushtetues ta lexojnë vendimin e tyre nr. 1/2023 për mandatin e deputetes strategjike Olta Xhaçka. Kërkesa përveçse e paligjshme, është qesharake deri në absdurditet!

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e çështjes dhe sa më parë duhet të rivendosë autoritetin për mbrojtjen e Kushtetutës dhe shtetit ligjor. Asnjë vonesë e mëtejshme nuk mund të tolerohet dhe do të ishte fundi i kushtetutshmërisë në vend!”-shkruan Bardhi në “X”.