Bota

Operacione tokësore izraelite në jugperëndimit të Libanit/Frika e luftës në Lindjen e Mesme!

Ushtria e Izraelit njoftoi se ka nisur operacione tokësore në jugperëndim të Libanit, duke e zgjeruar inkursionin në një zonë të re, një vit pasi filluan këmbimet e zjarrit me grupin e armatosur Hezbollah. Janë përshkallëzuar në operacione tokësore e ajrore të Izraelit në Liban, si dhe në sulme të drejtpërdrejta nga Irani kundër Izraelit, tensionet rajonale, të nxitura para një viti nga sulmi i Hamasit palestinez në jug të Izraelit.

Irani e paralajmëroi sot Izraelin të mos kryejë ndonjë sulm kundër Republikës Islamike, një javë pasi Teherani e goditi me një breshëri raketash duke e shtuar rrezikun në Lindjen e Mesme.

Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së Iranit do t’i përgjigjemi me hakmarrje, tha ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, duke e paralajmëruar Izraelin të mos e sulmojë vendin e tij.

Në Liban, ushtria izraelite e presionin ndaj Hezbollahut, grupit të mbështetur nga Irani, duke thënë se po kryen “operacione të kufizuara, të lokalizuara e të shënjestruara” në jugperëndim të Libanit, pasi javët e fundit kreu operacione të ngjashme në juglindje të territorit libanez.

Hezbollahu, i cili kontrollon Libanin jugor është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara ndërsa Bashkimi Europian i ka vendosur në “listën e zezë” krahun e armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Ushtria izraelite bombardoi periferitë jugore të Bejrutit gjatë natës dhe njoftoi se vrau një zyrtar të lartë të Hezbollahut, përgjegjës për buxhetin dhe logjistikat e grupit.

Nëse konfirmohet, ekzekutimi i Hussein Husseini do të ishte më i fundit në një sërë vrasjesh të liderëve e komandantëve të Hezbollahut dhe Hamasit nga Izraeli. Koordinatori i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Libanin dhe shefi i misionit paqeruajtës të OKB-së në vend, thanë sot se thirrjet e tyre të përsëritura për vetëpërmbajtje “ranë në vesh të shurdhër” prej fillimit të shkëmbimeve të zjarrit mes Hezbollahut e Izraelit.

Sot, një vit më vonë, shkëmbimet pothuajse të përditshme të zjarrit janë përshkallëzuar në një fushatë ushtarake të pamëshirshme, me ndikim humanitar katastrofik.

Sulmet kanë rritur frikën se Amerika, aleatja më e ngushtë e Izraelit dhe Irani do të përfshihen në një konflikt të gjerë në Lindjen e Mesme, rajonin që prodhon naftë.