Tech

OpenAl punëson ish-inxhinieren e harduerit të Meta-s për të udhëhequr përpjekjet robotike!

OpenAI ka punësuar ish-inxhinieren e harduerit të Meta-s. Caitlin Kalinowski, e cila shërbeu si drejtuese e syzeve AR të Meta-s deri në korrik, tha se ajo po i bashkohej OpenAI për të udhëhequr përpjekjet e robotikës dhe pajisjeve të konsumatorit të kompanisë. “Në rolin tim të ri, fillimisht do të fokusohem në punën dhe partneritetet e robotikës së OpenAI për të ndihmuar në sjelljen e AI në botën fizike dhe për të zhbllokuar përfitimet e saj për njerëzimin”-tha Kalinowski.

“Faleminderit OpenAI, Sam, Kevin Weil, PW, dhe miqve dhe kolegëve të mi në inxhinieri dhe më gjerë”-shtoi ajo. Bëhet e ditur se në Meta, Kalinowski mbikëqyri krijimin e Orionit. Analistët dhe konsumatorët kanë pritur me entuziazëm syzet, të cilat u zbuluan në eventin “Meta’s Connect” në shtator. Megjithatë, kompania ende nuk ka shpallur një datë zyrtare të prezantimit të Orion. Punësimi vjen mes shenjave që OpenAI po riinveston në përpjekjet robotike. 

Kompania OpenAI ka konfirmuar raportet se po mendon të prezantojë një vegël, detyra e të cilit është të zbulojë esetë e shkruara nga ChatGPT me një përqindje të lartë saktësie. Është një ‘watermark’, i cili do të tregonte përmbajtjen e krijuar nga inteligjenca artificiale. “Ekipet tona kanë zhvilluar një metodë të shënjimit të tekstit dhe ne vazhdojmë ta konsiderojmë këtë mundësi ndërsa eksplorojmë alternativa”-tha OpenAI në një deklaratë. Megjithatë, ‘watermarku’ është vetëm një nga disa zgjidhje të mundshme, duke përfshirë klasifikuesit dhe meta të dhënat, të cilat ajo i konsideroi si pjesë të kërkimit të gjerë mbi origjinën e tekstit.

Kjo metodë është shumë precize në situata të caktuara, por nuk është shumë efikase në rastin e formave të caktuara të manipulimeve të paautorizuara si përdorimi i sistemeve të përkthimit, riformulimi me një model tjetër gjenerues ose kërkimi i modelit për të futur një karakter të veçantë midis çdo fjale dhe pastaj të fshihet ai karakter. “Kjo mund të stigmatizojë përdorimin e teknologjisë së AI si një mjet i dobishëm shkrimi për ata që gjuha angleze nuk është gjuhë amtare”-tha kompania.