Tech

OpenAI do të bllokojë përdoruesit në Kinë që duan të përdorin ChatGPT!

OpenAI po planifikon të bllokojë përdoruesit në Kinë nëse duan të përdorin ChatGPT. Shërbimi nuk është zyrtarisht i disponueshëm në Kinë, por përdoruesit dhe zhvilluesit mund ta përdorin atë përmes API-së së kompanisë. Tani mediat në Kinë po raportojnë se OpenAI ka filluar t’u dërgojë email përdoruesve në Kinë, duke treguar planet për të bllokuar qasjen në ChatGPT nga 9 korriku.

Megjithëse shërbimet e OpenAI janë të disponueshme në më shumë se 160 vende, Kina nuk është në mesin e tyre. Sipas udhëzimeve dhe kushteve të përdorimit të kompanisë, përdoruesit që përpiqen të qasjen në produktet OpenAi në vende të pambështetura mund të bllokohen ose pezullohen megjithëse kompania nuk e ka bërë këtë deri më tani. Nuk dihet pse OpenAI vendosi për këtë veprim, megjithëse përkon me presionin që vjen nga Uashingtoni dhe i referohet kufizimit të qasjes kineze në teknologjitë më të mira që po zhvillohen në SHBA.

Më shumë se një vit më parë, OpenAl prezantoi chatbot-in me Inteligjencë Artificiale (Al), ChatGPT, për iPhone dhe që nga ajo kohë vazhdimisht nxjerr përditësime për të përmirësuar përvojën e përdoruesve. Përditësimi më i fundit ju lejon ta përdorni ChatGPT-në teksa përdorni aplikacione të tjera.

ChatGPT tani ju lejon të flisni me të duke vepruar kështu si asistent digjital në telefonin tuaj, ndërsa jeni duke përdorur të tjera aplikacione. Së pari, duhet të siguroheni që chatbot-i juaj të jetë i përditësuar në versionin më të fundit. Pastaj klikoni në Settings të ChatGPT-së dhe më poshtë do të gjeni opsionin Background Conversations të cilin duhet ta aktivizoni.

Ndërkaq, ata që shpresonin të dëgjonin zërat joshës të asistentëve zanorë ChatGPT këtë verë, të cilat OpenAi njoftoi muajin e kaluar, do të duhet të presin ende. OpenAI tha se i duhet më shumë kohë për të “rregulluar” funksionin e tij “modaliteti i avancuar i zërit”. Ky funksion do të jetë i disponueshëm për një grup të vogël përdoruesish në mënyrë që kompania të marrë reagime, por pas kësaj do të arrijë të gjithë përdoruesit e ChatGPT që paguajnë një abonim.