Bota Tech

OpenAI braktiset nga bashkëthemeluesi dhe shkencëtari kryesor i kompanisë, Ilya Sutskever!

OpenAI po braktiset nga shkencëtari dhe bashkëthemeluesi i kompanisë, Ilya Sutskever. Bashkëthemeluesi i OpenAI po largohet pas gati një dekade, gjatë së cilës ai luajti një rol kryesor në avancimin e kërkimit të inteligjencës artificiale.

Sutskever e konsideron përparimin e OpenAI drejt inteligjencës së përgjithshme artificiale të sigurt (AGI) si “mrekulli”. Sutskever është vendosur të fokusohet në një projekt të ri, personalisht kuptimplotë, detajet e të cilit ende nuk janë ndarë. Vendin e tij e ka zënë Jakub Pachocki, anëtar i vjetër i OpenAI. CEO Sam Altman vlerëson Pachockin si një nga mendjet më të mëdha të brezit tonë, i sigurt në aftësinë për të drejtuar përpara kërkimin në kompani.

Këto ndryshime drejtuese pasojnë një periudhë të trazuar për OpenAI, e theksuar nga përfshirja e Sutskever në largimin e përkohshëm të Altmanit për shqetësimet e komercializimit të shpejtë dhe rreziqeve të sigurisë. Një hetim nga WilmerHale më vonë e quajti vendimin e bordit të parakohshëm, duke nxitur faljen e Sutskever dhe përpjekjet për të rivendosur Altman.

Ndërkaq, sipas Mark Gurman të Bloomberg, Apple është afër finalizimit të marrëveshjes me OpenAl që do ta shtoj ChatGPT-në në iPhone përmes iOS 18. “Apple po finalizon një marrëveshje me OpenAI për iOS-in e ri këtë vit. Bisedimet me Google për të integruar Geminin janë në vazhdim, por asnjë marrëveshje nuk është arritur”-tha Gurman. Siç thekson Gurman, marrëveshja do të lejojë përdorimin e disa veçorive ChatGPT në sistemin operativ të iPhone. Megjithatë, ende nuk dihet saktësisht se cilat janë ato veçori. Por, thuhet se nga chatbot-i mund të përfitojnë disa aplikacione si Safari dhe Messages.