“Dancing with the Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.
Anëtarja e jurisë së “Dancing With The Stars”, Olta Gixhari, u përball me një incident gjatë spektaklit kur fustani iu zbërtheu papritur. Teksa po analizonin kërcimin e Sardi Strugajt, aktorja u ngrit në këmbë dhe tregoi fustanin e saj, duke kërkuar ndihmë për ta mbërthyer. Ilir Shaqiri refuzoi ta ndihmonte, ndërkohë që menjëherë pranë Oltës, u afrua Sardi.
Këngëtari u përpoq të mbërthente zinxhirin, ndonëse ishte e vështirë. Ky moment u shoqërua me batuta nga moderatorja Bora Zemani dhe anëtarët e tjerë të jurisë.