Të ftuar në emisionin e kësaj mbrëmjeje në “Big Brother Radio” me Albana Ruçin kanë qenë të ftuar dy ish-banorë të këtij formati. E ftuara e parë është Olta Sheta, e cila ka qenë pjesë e edicionit të “Big Brother 3” rreth 14 vite më parë, ndërsa i ftuari i dytë ka qenë Gerti Koxha, pjesë e formatit të vitit të kaluar në “Big Brother Vip Albania 2”.
Si shprehet Olta për këtë edicion?
Jo, këtë vit nuk është fare i rrezikshëm sepse jam e bindur që e fiton një vajzë. S’ka. Nuk mund të dalim një shoqëri maskiliste gjatë gjithë kohës. Normale.
Përsa i përket lojës së saj brenda në shtëpi, si ka qenë në atë kohë?
Unë kam qenë me fitues, nëse e mbani mend, Jetmirin. Isha ajo vajza e fortë që thyeja jo çdo rregull, por merresha me çdo person atje brenda dhe kam qenë një ndër femrat më të nominuara për tre muaj atje. Tre muaj vetëm një javë nuk kam qenë e nominuar. “Big Brother” jonë u shty dy javë, domethënë u bë më i gjati edhe unë dola në një nominim që nuk e prisja fare. Jo se e kam lënë përgjysëm se po të doja mendoj që do të insistoja të futesha. Ndoshta dua të rri edhe pak qetë kështu.