Të ftuar në emisionin “Big Brother Radio” kanë qenë Olta Sheta në studio dhe Toros Shahnaian për të bërë një analizë të lojës, rrugëtimit të finalistëve dhe për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me dinamikat në shtëpinë e BBV gjatë këtyre ditëve të fundit para finales së madhe më 25 Maj.
Teksa ishin duke folur në lidhje me kryefjalën e këtij edicioni duke u ndalur tek Romeo dhe Juli, Olta Sheta ka analizuar edhe finalistët e tjerë, konkretisht Meritonin dhe Heidin. Gjithashtu Olta u ndal edhe tek Egla dhe mbështetja e saj për të.
Unë e kam thënë që Eglën nuk e njoh. Më ka pëlqyer dhe e mbështes. Unë e kam vlerësuar për atë që ka dhënë brenda nuk e pretendoj që të më takojë.
Mund që të jetë një banor për Torosin që t’i ketë mbetur si peng që nuk është në finalen e edicionit të tretë?
Toros: Unë doja të ishin gjashtë, Françeska.
Olta: Unë si lojtare e kam thënë që është shumë nuhatëse e mirë dhe ashtu doli vërtetë. Çfarë kishte për të thënë ajo e thoshte në sy dhe nuk trembej por duke qenë që u fut më vonë mendoj unë dhe duke qenë që Heidi kishte një avantazh që ishte e lidhur kjo e bëri që Heidi të shkonte dhe Françeska jo. Ndoshta edhe Françeska ishte e mjaftuar me aq. Të shkosh edhe një javë para finales është arritje edhe për Françeskën.
Duke u rikthyer sërish tek Egla, Olta Sheta shtoi se:
Unë Eglën e kam nuhatur që në fillim që është super lojtare. Të gjithë më kanë kundërshtuar sidomos këta analistët e Instagram-it. Tabunë e ka thyer Egla këtë vit, të denoncosh një nga personazhet e një televizioni shumë të madh. Të marrë një barrë aq të madhe duke e ditur që ne jemi një popull që paragjykojmë shumë, Egla e mori këtë risk.