Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. ‘She’s On Top’ një spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.
Ditën e sotme Kristi ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën për të folur rreth spektaklit më të njohur të kërcimit, “Dancing With the Stars” meqë jemi dhe kaq pranë finales. Kristi ka dhënë një mendim për pjesëtarët e jurisë dhe i ka habitur të gjithë.
Kristi: Olta kunjën e ka shumë të fortë vetëm atë përdor si imazh mediatik, kurse nga Iliri prisja një gjë më teknike, e ka bërë shumë pak është sfumuar në kunja, Valbona ka një ide shumë të vjetëruar prej skene të viteve 2000, në këtë rast nuk e di çfarë shton si juriste aty…
Erjona: Po nënkupton që si është si nuk është nuk ka diferencë?
Kristi: Jo nuk ka, nuk është se shton asgjë unike përvec prezencës femërore…
Krist Aliaj folur rreth ekspozitës së tij të parë në hapësirat e galerisë “GurGur” në Petrelë. Ekspozita, e cila quhet “OVERLORDS”, mbi transformimin e trupit të njeriut, është kuruar nga Harabel dhe veprat e tij të realizuara para dhe pas pjesëmarrjes së tij në “BBV2” mund të shihen dhe të blihen nga kushdo. Së fundmi një prej ndjekësve të tij i ka shkruar se arti i tij i dedikohet djallit dhe është kundër Zotit. Këtë Kristi e ka postuar në Instastory dhe i ka kthyer një përgjigje publike ndjekësit dhe të gjithë atyre që mendojnë njësoj si ai.