Celebrities Gossip Showbiz

Olta Gixhari ka nisur pushimet, ja cilin vend ka zgjedhur për të pushuar aktorja!

Dihet tashmë se Olta Gixhari do të jetë pjesë e filmit “Në kuadër të dashurisë” dhe madje në një nga rolet kryesore. “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Tashmë xhirimet e filmit kanë përfunduar dhe të gjithë kanë nisur pushimet e tyre deri sa filmi të jetë gati të shfaqet në kinema. Ndër ta ka qenë edhe Olta, e cila këtë na e ka treguar me anë të disa postimeve në Instastory dhe na ka zbuluar se ka zgjedhur Caprin në Itali për të pushuar disa ditë me bashkëshortin e saj.

Së fundmi kanë qarkulluar aludime për një zënkë të Luizit dhe Olta Gixharit dhe se marrëdhënia e tensionuar mes tyre ka vijuar edhe në sheshxhirim dhe se ata janë shfaqur herë pas here nervozë ndaj njëri-tjetrit, duke mos i fshehur momentet e tensionit edhe në sy të kastit të aktorëve. Për këtë Luizi është pyetur nga ndjekësit e tij mbrëmjen e djeshme në Instagram dhe ai është përgjigjur me disa fjalë.