Olta Gixhari intervistë për herë të parë në TAR, pas kthimit në Shqipëri
Pardon My French • 19:59 04/02/2021
Aktorja e njohur, Olta Gixhari është rikthyer në Shqipëri, pas qëndrimit të saj në Spanjë. Vetëm pak ditë ka që është kthyer dhe ajo nuk ka dhënë asnjë intervistë në media, por mbrëmjen e sotshme ishte në linjë telefonike në Top Albania Radio. E ftuar në programin “Pardon My French” me Jonida Aliçkollin dhe Kejvin Kalo, Olta rrëfen disa gjëra më shumë rreth jetës së saj private dhe profesionale. “Nënë e vërtetë bëhesh tek fëmija i dytë” edhe pse është ende herët, Olta shprehet se e ka në plan. E pyetur se çfarë karakteristikash do t’i mësonte ajo dhe bashkëshorti i saj, djalit Amar, Olta shprehet se duhet të marrë gjithçka nga babai i tij. Kështu ajo tregon pak detaje nga lidhja me bashkëshortin, portretin e të cilit e ka mbajtur sekret. Lidhja e tyre ka qënë dashuri me shikim të parë. E pyetur se kur do ta shikojmë partnerin e saj, aktorja zbulon se ai është aq i bukur, sa nuk do ta ndajë kurrë me publikun. Ndërkaq shton se Amar i ngjan shumë babait të tij, por ne ende nuk e kemi shikuar edhe portretin e vogëlushit.
Kurrë… asnjëherë… është shumë i bukur do ta mbaj për vete… Po e them për herë të parë, Amari është kopja e babit të vet.
Sa i përket projekteve të reja, Olta ndryshe nga të tjerët shprehet se i ka pëlqyer karantina dhe e ka shijuar në maksimum. Madje dëshiron edhe një karantinë të dytë…
Kalimtarët zbulojnë mesazhet më të bukura që kanë marrë, moderatoret përloten!
Pardon My French 23:46 18/09/2024
Të postojmë “të mirat materiale” si Hati, apo të zgjedhim privatësinë?
Pardon My French 23:44 18/09/2024
“Ndryshova pas BB VIP 2”, Zhaklina pasqyron komentet negative në një ekspozitë!
Pardon My French 22:58 18/09/2024
“Dihet që janë ekstremist”, Zhaklin Lekatari i kundërpërgërgjigjet teologëve!
Pardon My French 22:57 18/09/2024
Zhaklin Lekatari zbulon emisionin që do ta shohim së shpejti në Top Albania Radio!
Pardon My French 22:57 18/09/2024
Arbër Çepani zbulon gjithçka mbi ribashkimin e përfolur të Ledrit dhe Sarës!
Pardon My French 16:34 29/06/2024
Diona Fona: “Lotët janë zhdukur, jemi gati për verën”!
Pardon My French 16:32 29/06/2024