Olsa Muhameti na ka zbuluar tashmë se së shpejti do të nis sezoni i dytë i “Kepi i Tundimeve”, ku është edhe autore e këtij programi. Dihet se ky sezon do të ketë shumë ndryshime dhe pjesëmarrës dinamik edhe pse tashmë kanë nisur të aludohen disa emra të personazhe VIP. Sezoni i ri do të jetë gjatë muajve të verës dhe shumë shpejt do të nisin xhirimet.
Deri më tani janë zbuluar disa personazhe VIP që do të marrin pjesë në këtë sezon të “Kepi i Tundimeve”, të cilët janë edhe ish-banorë të “BBV2”. Kjo për shkak se kanë postuar foto dhe video së bashku në Bodrum të Turqisë atje ku po xhirohet gjithçka. Ama duket se u zbulua edhe një tjetër ish-banore që do të jetë pjesë e këtij programi dhe ajo është Olta Gixhari. Kjo mendohet të jetë e vërtetë, pasi vetëm pak më parë Olta ka postuar disa foto nga i njëjti vend ku dhe po xhirohet “Kepi i Tundimeve”. Tashmë na mbetet vetëm të presim të zbulojmë më shumë.
View this post on Instagram
Kiara Tito gjithashtu do të jetë pjesë edhe pse aludohet se ajo të jetë moderatorja e programit. Tashmë na mbetet vetëm të presim se kush do të jenë pjesëmarrësit e tjerë.