Ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë.
Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës. Një nga protagonistet e shtëpisë së BBV, padiskutim që është aktorja Olta Gixhari. Ajo njihet për natyrën e saj dinamike, përplasjet e forta me banorët e tjerë, ‘thumbimet’ dhe nxitjen e debateve.
Së fundmi, ajo ka patur një diskutim mjaft të fortë me Efin, ku kjo e fundit e cilëson atë si një manipuluese, e paparë dhe super negative. Për të ulur gjakrat midis vajzave, Vëllai i Madh ka vendosur të organizojë një darkë mes tyre gjatë mbrëmjes së djeshme. Vajzat duket se janë afruar pas kësaj darke, dhe kjo nuk ka mbetur pa u komentuar nga Luizi.
Këtu ka njerëz të çuditshëm në këtë shtëpi. Efi dhe Olta bëjnë fjalë, dalin nga darka sikur nuk ka ndodhur asgjë. Unë darkën e ha me një kundërshtar, por kur dal nga aty nuk dal duke u zgërdhirë, duke përputhur mendimet…