Moderatorja e emisionit “Për’puthen”, Megi Pojani ka folur pa filtra në “Më lër të flas”, duke rrëfyer raportet e saj me autoren e programit Olsa Muhameti. Sipas Megit, Olsa është një person që punon me presion, por ajo mund ta përballojë dhe kuptohen shumë mirë me njera-tjetrën sepse është rritur në një ambient me presion që fëmijë.
Megi theksoi se edhe ajo, sikurse Olsa, ndodhet në “Për’puthen” me një qëllim; që ai emision të jetë një program shumë i mirë për shikuesin.
Donaldi: Si e ke marrëdhënien me Olsën?
Megi: Olsa është një njeri që punon me presion. Për’puthen është një program i përditshëm dhe shumë i lodhshëm, shumë impenjativ, në vitin e tij të pestë dhe është punë shumë e madhe që t’i të prodhosh material çdo ditë që njerëzit të rrinë të mbërthyer pas ekranit.
Romeo: Absolutisht, në që punojmë në television e kuptojmë.
Megi: Është një sfidë shumë e madhe, por jo për mua. Sepse unë jam rritur gjithë jetën time me presion. Unë jam vajza e babait tim që më mbante të ulur, të gozhduar në tavolinë çdo të enjte për një vit me radhë që unë të haja një supë me peshk, që unë e haja me hundët mbyllur dhe më vinte për të vjellë, vetëm dhe vetëm sepse ai kishte marrë një peshk sa i gjithë banaku në Maqedoni. Ishte një peshk si peshkaqen liqeni dhe ne duhet ta hanim atë çdo të enjte dhe kjo ishte detyra.
Donaldi: Ka qenë stavridh ose goth…
Megi: Nuk e di se si quhej, por ishte peshkaqen domethënë dhe unë që nga ajo kohë urrej supën me peshk. Dhe të rritesh me këtë gjë, dhe unë po flas këtu me të gjithë presionin që bëhej në tavolinë derisa ajo supë të mbarohej, unë e kam shumë të lehtë që të bashkëpunojë me Olsën. Ne kuptohemi shumë mirë, dhe është shumë e qartë që ne i jemi futur kësaj pune me një qëllim të përbashkët të dyja; Përpiqemi që Për’puthen të jetë një program shumë i mirë. Që në momentet e para që ne jemi takuar dhe kemi folur që unë ta prezantoja këtë gjë, Olsa më ka paraprirë duke më thënë që “Për’puthen është një program i maturuar dhe një analizë që mund të mos jetë shumë e qënësishme, mund të mos jetë ashtu sikurse mbahej mend Për’puthen në periudhën e saj më të lavdishme”. Unë e kam ndjekur Për’puthen edhe më herët dhe është një format që më pëlqen shumë.