Celebrities Pardon My French Showbiz

Olsa Muhameti zbulon gjithçka për programin tuaj të preferuar të dashurisë “Për’puthen”!

E ftuar ditën e sotme në “Pardon My French” ishte Olsa Muhameti. Me një karrierë shumë të suksesshme në media dhe gazetari, Olsa njihet gjerësisht si autore e “Për’puthen”, një nga programet më në zë të momentit. Një emision dashurie, që ka për mision të bashkojë dy individë që nuk njihen më parë. Ekskluzivisht për Top Albania Radio, Olsa Muhameti zbulon çdo detaj për programin që u kthye në fenomen mediatik.

Kujtojmë, se së fundmi disa ish pjesëtarë të “Për’puthen” janë rikthyer në këtë sezon. Personazhe që kanë fituar tashmë dashurinë e fansave, por si e mori Olsa këtë vendim për rikthimin e tyre?!

Pse mos t’i rikthenim?! Unë kam thënë që nuk ka asnjë ish anëtar në shtator sepse po i kërkonin të gjithë. Ndërsa rikthimi i tyre në janar nuk e kompromenton programin, sepse janë disa ish personazhe me të cilët publiku është lidhur, të cilët nuk ishin përputhur deri tani. Dy personazhet që kam menduar fillimisht ishin Mevlani dhe Ana. Ana sepse nuk arriti ta bëjë deri në fund rrugëtimin e saj dhe Mevlani për të kundërtën sepse ishte pjesë e të gjithë sezonit dhe nuk arriti ta gjejë dashurinë.

Por nëse mendoni se hyrja e ish pjesëtarëve të programit mbaroi me kaq, gaboheni. Ja çfarë zbulon Olsa për TAR.

Hyrja e ish anëtarëve të “Për’puthen” nuk mbaron këtu. Kemi menduar të rikthejme edhe dy të tjerë, që kanë qenë pjesë e këtij sezoni. Mendoj që çdo sezoni i duhen rikthime.

Një program që ka për mision dashurinë e vërtetë, ndjenjën e fortë dhe pëlqimin e dyanshëm, por cilat çifte ishin më të vërtetë në sytë e Olsës?

Mendoj Jasmina dhe Andi, Andi dhe Melisa, Bashkimi dhe Alvisa, Mikela dhe Erioni.

Por zbulimet e Olsës për “Për’puthen” nuk mbarojnë me kaq, teksa ajo gjithashtu na tregon se kush do të jetë opinionistja në episodin e radhës.

Besoj se është Elita Rudi një nga opinionistet. Kolltuku tjetër është ende bosh.