“Për’Puthen” padyshim është një nga risitë më të përfolura që prej fillimit të programit. Nuk ka të madh e të vogël që mos nëse nuk e ndjek të paktën të ketë dëgjuar për të. Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti së fundmi ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë dashamirësit e këtij programi dashurie.
Me anë të një Instastory, ku ka postuar një ‘selfie’ të sajën, Borës dhe Arjan Konomit nga episodi i fundit për këtë sezon, krahas ka shkruar:
Ka qenë një ditë e gjatë për mua sot, me projektin e ri. Ama kjo puntatë e fundit e këtij sezoni më emocionoi. Do flasim gjatë për Për’Puthen e jashtëzakonshme, që pritet të nisë në shtator, tërësisht e ndryshuar.
E ftuar para disa javësh në emisionin “Live from Tirana”, Olsa zbuloi ekskluzivisht në TAR se ka pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë dhe gjithashtu tregoi konceptin e saj për dashurinë.
Kujtojmë, se së fundmi disa ish pjesëtarë të “Për’puthen” u rikthyen në këtë sezon. Personazhe që kanë fituar tashmë dashurinë e fansave, por si e mori Olsa këtë vendim për rikthimin e tyre?!