E ftuar sot në emisionin “S’e Kam me Ty” ka qenë autorja e programit “Për’Puthen” Olsa Muhameti. Ajo ka rrëfyer dhe ka zbuluar shumë detaje ekskluzive jo vetëm nga jeta e saj personale por edhe nga karriera.
A ndikon jeta private në punën e Olsës si autore?
Fakti që unë jam autore e “Për’Puthen” më ndikon në jetën private. Ka raste, por është edhe kjo periudhë në të cilën jam që më ka ndikuar në punë por e kam menaxhuar si duhet. Nuk më kishte ndodhur që problemet jashtë, hallet në familje do më kishin ndikuar edhe në punë. Gjithësesi e kam menaxhuar mendoj sepse “Për’Puthen” është shumë mirë por padyshim ndikon edhe pse kërkon ta mbash larg.
Cili ka qenë një nga momentet më të vështira për Olsa Muhametin gjatë rrugëtimit të saj profesional dhe personal?
Profesional ka pasur edhe ka, zhgënjimet që ti merr nga njerëzit me të cilët ke dhënë shumë. Unë përpiqem ta ruaj shumë veten nga këta njerëz.
Në aspektin personal është kalvari i sëmundjes së rëndë që mami im ka. Unë duhet të jem suporti i saj. Duhet të jem aty për të kur duhet dhe kur nuk duhet. 3 vite e 2-3 muaj, një kalvari i cili këto kohë ka shënjuar kulmin, edhe unë e kam pak më të vështirë për ta menaxhuar. Ne shkojmë në spitalin e Onkologjikut çdo të hënë, është një eksperiencë e tmerrshme dua të them. Jo për shërbimin, por për njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje kaq e rëndë. Unë ulem aty sepse qëndroj me mamin dhe nuk e lë në asnjë moment vetëm. Sa herë jam atje marr mësime jete shumë të forta.
Shoh që kanë ndryshur spitalet në Shqipëri, kurimet e njerëzve të sëmurë me kancer shkojnë shumë shtrenjtë. Edhe pse godina nuk shkëlqen shumë brenda sa duket të sëmurët kanë ilaçe, jo gjithmonë por ka suport nga stafi dhe të gjesh ilaçet që ju duhen, aty kanë mundësinë t’i gjejnë dhe të rimbursuara pa paguar.