“Për’Puthen” padyshim është një nga risitë më të përfolura që prej fillimit të programit. Nuk ka të madh e të vogël që mos nëse nuk e ndjek të paktën të ketë dëgjuar për të. Autorja e programit “Për’puthen”, Olsa Muhameti së fundmi ka dhënë një lajm shumë të mirë për të gjithë dashamirësit e këtij programi dashurie, ku ka lajmëruar se “do të nisë në shtator, tërësisht e ndryshuar.”
Kohëve të fundit Olsa ka treguar se së shpejti duhet të presim prej saj një program bombë, të cilit i ka zbuluar dhe titullin që është ‘Kepi i Tundimeve’, i cili do të fillojë në muajn Korrik dhe do të ketë 10 episode, por ndryshe nga programet e tjera që jemi mësuar të shikojmë, ky program nuk do të ketë prezantues. E së fundmi ku vetëm pak ditë na ndajnë nga fillimi i këtij programi Olsa ka postuar në ‘Instastory’ disa pamje nga përgatitjet e fundit.
E ftuar para disa javësh në emisionin “Live from Tirana”, Olsa zbuloi ekskluzivisht në TAR se ka pasur një lidhje 10-vjeçare në distancë dhe gjithashtu tregoi konceptin e saj për dashurinë.
Kujtojmë, se së fundmi disa ish pjesëtarë të “Për’puthen” u rikthyen në këtë sezon. Personazhe që kanë fituar tashmë dashurinë e fansave, por si e mori Olsa këtë vendim për rikthimin e tyre?!