Këngëtarja e njohur Olivia Rodrigo thuhet se është në lidhje me aktorin e “Enola Holmes”, Louis Partridge. “Olivia fluturoi në Londër javën e kaluar me shokun e saj më të mirë, këngëtarin Conan Grey, por ishte Louis që ajo erdhi për të parë”,-tha një burim për US Sun Tuesday. Burimi shtoi se:
Ata u takuan përmes miqve të përbashkët në fillim të vitit dhe kanë komunikuar shumë pak.
Romanca e fundit e njohur e artistes ishte me DJ Zack Bia. Një i brendshëm i tha E! News në shkurt 2022 se të dy po shiheshin me njëri-tjetrin. Megjithatë, ata u ndanë rreth gjashtë muaj më vonë. Rikujtojmë, se Rodrigo ka qenë në një lidhje gjithashtu edhe me producentin Adam Faze dhe u ndanë pas më pak se një viti lidhje. Thashethemet e ndarjes nisën të qarkullonin kur Rodrigo nuk e ndiqte më Faze në Instagram.
Ata gjithashtu nuk e kaluan Vitin e Ri së bashku. Rodrigo, me plot kuptimin e fjalës u quajt një fenomen për vitin 2021. Pas publikimit të këngës së saj të parë bukuroshja vijoi edhe me publikimin e disa hiteve të tjera që gjithashtu u pritën mjaft mirë dhe janë akoma nga më të dëgjuarat, si ‘Good 4u’ apo ‘Favorite crime’.